LAJMI I FUNDIT:

Shefki Idrizi tregon planet e “Renovës”: Do të ndërtojmë parking nëntokësor në Tetovë

Shefki Idrizi tregon planet e “Renovës”: Do të ndërtojmë parking nëntokësor në Tetovë

Kompania nga Xhepçishti i Tetovës, cila operon në disa shtete të Ballkanit “Renova”, është e ftuara e radhës në emisionin më të ri të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve të suksesshëm në vend.

Kemi biseduar me drejtorin e “Renovës” Shefki Idrizi, i cili na tregoi për fillimet e kompanisë që ai drejton si dhe planet për të ardhmen. “Renova” prodhon llaçe dhe materiale tjera për ndërtimtari, ndërsa vepron në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Greqi dhe Mal të Zi.


Shefki Idrizi tha se “Renova” në Tetovë ka filluar me punë në vitin 1992, ndërsa në vitet në vazhdim me rritjen e prodhimtarisë së tyre, sot ata janë ndër kompanitë më të mëdha në Ballkan.

“Në Maqedoni kemi filluar punën në vitin 1992, brenda katër viteve numri i punëtorëve u rrit në 50-60, po ashtu u rrit edhe kërkesa e materialeve që i kishim, të cilat i importonim nga Austria, ndërsa kishte nevojë për ta në vendin tonë. Në vitin 1996 vendosëm që të investojmë në një repart prodhimi në mënyrë që t’i kemi këtu materialet. Në gusht të vitit 1997 kemi filluar t’i prodhojmë, ndërsa në vitin 2001 vendosëm që të investojmë në Kosovë, investim i cili përfundoi në vitin 2002. Në 2003 e blemë fabrikën e gëlqeres në Kaçanik, po ashtu të njëjtin vit siguruam parcelën për investim në Tiranë”.

“Në vitin 2006 kemi investuar në mega fabrikën në Tiranë. Fabrikat në Kosovë dhe Tetovë janë me kapacitet më të ulët se ajo në Tiranë. Atje u bë investimi më i madh, për arsye se tregu është më i madh, po ashtu e kemi afër edhe detin. Prodhimtaria primare për ne janë llaçet, si dhe të gjitha shtresat e materialeve që përdoren për ndërtimtari. Së fundmi edhe materialet plastike. Deri tani ka shkuar mirë dhe vazhdojmë të punojmë për të ardhmen”, tha drejtori i “Renovës”.

I pyetur për sfidat në veprimtarinë e kompanisë së tij, ai tha se mungesa e kuadrit të punëtorëve është vështirësia më e madhe.

“Sfida më e madhe është mungesa e kuadrit. Edhe pse kemi kushte të mira, çdo ditë e më pak ka të interesuar për punë. Edhe pse teknologjinë e kemi të përsosur, ajo pa njerëz nuk lëviz. Kemi vështirësi megjithatë puna vazhdon. Puna bëhet me angazhimin më të madh të njerëzve që i kemi”, tha Shefki Idrizi.

Ai tregoi se momentalisht “Renova” ka afër 400 punëtorë.

“Kushtet e punëtorëve mendojmë se i plotësojmë të gjitha dëshirat e tyre, duke filluar nga mbrojtja dhe orari i tyre. Ata duhet të flasin për kushtet, e jo ne. Ne mund të flasim sa jemi të kënaqur me ata”, theksoi Shefki Idrizi.

I pyetur për planet për të ardhmen, ai shpreson që pasardhësit e tij do të vazhdojnë me rritjen e kompanisë.

“Bazat janë të mira, pasardhësit e mi kanë ambicie, besoj se do të vazhdojnë me punë dhe investime. Kemi projekte të filluara që do të duhet të vazhdohen. P.sh te qendra tregtare që e kemi, aty mendojmë të bëjmë parking nëntokësor për qytetin e Tetovës dhe kompaninë, parking i cili do të jetë 20 mijë metra katrorë”, tha Shefki Idrizi.

I kërkuam edhe një këshillë për të rinjtë, për të cilët tha se duhet të kujdesen për vetveten dhe të arsimohen ashtu siç duhet. Ndërsa udhëheqësit e bizneseve i këshilloi që të hapin sa më shumë vende të reja pune./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori