LAJMI I FUNDIT:

Shefja e BE-së paralajmëron sërish AstraZeneca-n: Kompania t’ia sigurojë bllokut dozat e premtuara, para se t’i shpërndajë ato diku tjetër

Shefja e BE-së paralajmëron sërish AstraZeneca-n: Kompania t’ia sigurojë bllokut dozat e premtuara, para se t’i shpërndajë ato diku tjetër

Prodhuesi i vaksinave AstraZeneca duhet të “arrijë” t’ia sigurojë BE-së dërgesat e premtuara, përpara se të eksportojë doza diku tjetër, ka thënë shefja e bllokut.

“Kompania.. duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare”, deklaroi të enjten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, deklaratat e saj vijnë pasi udhëheqësit e BE-së zhvilluan një samit për të diskutuar për furnizim vaksinash.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në një konferencë shtypi se kjo shënoi “fundin e naivitetit” nga BE.

Shpërndarja e vaksinave shtetet e Bashkimit Evropian ka filluar ngadalë dhe blloku ka fajësuar kompanitë farmaceutike kryesisht kompaninë AstraZeneca – për mosdhënien e dozave të premtuara, me këtë rast kjo e fundit ka mohuar pretendimet që nuk po respekton kontratën e saj. /Telegrafi/