LAJMI I FUNDIT:

Shefja e misionit të SHBA-së në OKB dhe presidentja Osmani: Koha t’i jepet fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Shefja e misionit të SHBA-së në OKB dhe presidentja Osmani: Koha t’i jepet fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar shefen e Misionit të SHBA-ve, në New York, Linda Thomas-Greenfield, me të cilën janë pajtuar se është koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Reklama

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

“Të dy bashkëbisedueset janë pajtuar se është koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, një pjesë e takimit iu kushtua edhe dialogut me Serbinë.

“Presidentja Osmani theksoi se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Duke cituar qëndrimin e Presidentit Biden, presidentja Osmani ka potencuar se dialogu me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Osmanit, Serbia po përpiqet ta bllokojë përparimin në dialog nëpërmjet obstruksionit, ndaj në këtë kontekst ka përmendur se pala serbe ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri të vendit.

Sipas njoftimi ato po ashtu kanë biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme në rajon e më gjerë, si dhe pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

“Osmani ka falënderuar ambasadoren Greenfield për mbështetjen dhe ka theksuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i rëndësisë strategjike”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në njoftim, ambasadorja Thomas-Greenfield shprehu mirënjohje për angazhimin e Kosovës në Samitin për Demokraci dhe partneritetin e dëshmuar me qëndrimin e saj me rastin e luftës në Ukrainë dhe pritjes se refugjatëve afganë.

“Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur për Kosovën nga ana e SHBA-ve dhe presidentit Biden, të cilin e ka takuar dy ditë më parë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Lajme
Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Lajme
Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë, kanë frikë se është situata si në Ukrainë

Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë, kanë frikë se është situata si në Ukrainë

Lajme
Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Lajme
Të hënën do të ketë bllokim të disa rrugëve në Prishtinë, Policia jep detaje

Të hënën do të ketë bllokim të disa rrugëve në Prishtinë, Policia jep detaje

Lajme
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, i përfshirë në disa vepra penale

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, i përfshirë në disa vepra penale

Lajme
Kalo në kategori