LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Zyres se BE-së ngushëllon popullin e Kosovës pas tragjedisë në Kroaci

Shefi i Zyres se BE-së ngushëllon popullin e Kosovës pas tragjedisë në Kroaci

Shefi i Zyres se Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci”, ka shkruar Szunyog.

“U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave”.

E hëna ditë zie në Kosovë
Lexo po ashtu E hëna ditë zie në Kosovë

“Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërkaq, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, dhjetë persona kanë vdekur dhe 44 të tjerë janë plagosur të dielën, 15 prej tyre në gjendje të rëndë.