LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Zyrë së Sllovakisë në Kosovë viziton ICK-në, ofron mundësi bashkëpunimi

Shefi i Zyrë së Sllovakisë në Kosovë viziton ICK-në, ofron mundësi bashkëpunimi

Në hapje të javës së Techstars për bizneset start-up, në Innovation Centre Kosovo (ICK) për vizitë qëndroi i ngarkuari me punë në Zyrën Ndërlidhëse së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili i prit nga drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu

Gjatë vizitës në ICK, Kostilnik takoi komunitetin e bizneseve start-up, si dhe u njoftua me programet dhe aktivitetet e qendrës.


Ishte një përfundim i përbashkët, që të rinjtë dhe bizneset start-up janë mundësi e shkëlqyeshme për rrjetëzimin e ndërmarrësve dhe inovatorëve nga Kosova e Sllovakia dhe në këtë drejtim do të ketë aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Slovak Aid ofron mbështetje të vazhdueshme në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit në shtetet e rajonit dhe së shpejti pritet angazhim i shtuar edhe në Kosovë.