LAJMI I FUNDIT:

Shefi i SpaceX prezanton planin për kolonizimin e Marsit

Shefi i SpaceX prezanton planin për kolonizimin e Marsit

Shefi i SpaceX, Elon Musk ka prezantuar një plan ambicioz për të ndërtuar një qytet në planetin Mars, ku do të dërgoheshin mijëra njerëz. Çmimi për të shkuar në Mars, sipas Musk do të jetë 100 mijë dollarë për person.

Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar për Astronautikë në Meksikë, Musk ka treguar me detaje planin e tij për një raketë gjigante, e cila do të dërgonte njerëzit në Mars. Në këtë raketë, ai tha se do të ketë restorante, kabina, lojëra dhe filma.


“Ne duhet që pas këtyre misioneve të hershme të eksplorimit të ndërtojmë një qytet të vërtetë”, tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë mund të bëhet në 40 deri në 100 vjetët e ardhshme.

Musk e paraqiti konceptin e tij për sistemin e transportit ndërplanetar përmes një video. Ky transport do të bëhet me raketa të ripërdorshme. Musk tha se një raketë do të barte 100 persona, transmeton Rel.

Musk tha se fluturimi i parë drejt Marsit do të jetë i shtrenjtë, por ai ka për qëllim që “udhëtimi të bëhet i arritshëm për këto që do të shkojë”, duke thënë se çmimi i biletës do të bie deri në 100 mijë dollarë për person.

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori