LAJMI I FUNDIT:

Shefi i sigurisë në TikTok jep dorëheqje pasi që kompania filloi lëvizjen e të dhënave të përdoruesve amerikan në serverin e Oracle

Shefi i sigurisë në TikTok jep dorëheqje pasi që kompania filloi lëvizjen e të dhënave të përdoruesve amerikan në serverin e Oracle

Shefi i sigurisë globale të TikTok, Roland Cloutier, do të largohet pasi që kompania po kalon në përdorimin e serverëve të Oracle me bazë në SHBA për të ruajtur të dhënat e amerikanëve.

Kompania shpërndau një memorandum të brendshëm në lidhje me ndryshim në redaksinë e saj, ku thuhet se Cloutier do të marrë pozitën e këshilltarit, teksa Kim Albarella do të jetë përkohësisht në pozitën e shefes globale të sigurisë.


“Pas njoftimit tonë të fundit në lidhje me ndryshimin në menaxhimin e të dhënave për SHBA-në, ka ardhur koha që unë të largohem nga pozita si Shef Global i Sigurisë dhe të kaloj tek pozita si një këshilltar strategjik, duke u fokusuar në ndikimin e biznesit të programeve të sigurisë dhe besimit, duke punuar direkt me Shou, Dingkun dhe udhëheqës të tjerë të lartë”, shkroi në memorandum Cloutier, shkruan The Verge, transmeton Telegrafi.

Roland Cloutier i cili i ishte bashkuar kompanisë që nga viti 2020, me 2 shtator do të largohet zyrtarisht nga detyra e tij.
Gjatë muajit qershor, TikTok bëri me dije se ka filluar që të dhënat e amerikanëve t’i dërgoi në serverët e Oracle për të shuar frikën se shteti kinez, ku edhe ka bazën ByteDance, kompania mëmë e TikTok, ka qasje të pakufizuar në këto të dhëna.

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew dhe zëvendës drejtori për teknologji i ByteDance Dingkun Hong tha se ndryshimi vije si një mënyrë për të “pakësuar shqetësimet në lidhje me sigurinë e të dhënave të përdoruesve amerikan”.

Një zëdhënëse e TikTok tha se Cloutier nuk ishte i përfshirë në menaxhimin e departamentit të ri të TikTok-ut i cili ishte dedikuar për trajtimin e të dhënave të përdoruesve amerikan. Ajo gjithashtu tha se kjo lëvizje e kompanisë kishte filluar punën disa muaj përpara se politikanët amerikanë ta kërkonin këtë prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori