LAJMI I FUNDIT:

Shefi i shtabit të Joe Biden, Ron Klain pritet të japë dorëheqje

Shefi i shtabit të Joe Biden, Ron Klain pritet të japë dorëheqje

Shefi i shtabit të presidentit Joe Biden, Ron Klain, pritet të largohet nga posti i tij në javët e ardhshme, sipas raporteve të shumta nga mediat amerikane.

Largimi i operativit politik veteran do të ishte një ndryshim i madh në Shtëpinë e Bardhë, ku Klain menaxhon planin e Biden dhe drejton axhendën e tij politike, transmeton Telegrafi.


Lajmi u raportua fillimisht nga New York Times, ku tha se Klain ka të ngjarë të largohet pas fjalimit të presidentit për Gjendjen e Bashkimit më 7 shkurt.

Një afat kohor i saktë është ende i paqartë.

Klain ka kaluar dekada si një nga ndihmësit kryesorë të Biden, fillimisht në Senat dhe më vonë kur Biden ishte zëvendës-president.

Ai ishte gjithashtu një këshilltar dhe përgjegjës fjalimi në fushatat e pasuksesshme të Bidenit në vitin 1988 dhe 2008 në Shtëpinë e Bardhë.

Siç raportohet, 61-vjeçari ishte gjithashtu një ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë të ish-Presidentit Barack Obama dhe shef i stafit të zëvendës-presidentit Al Gore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori