LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BE-së takon liderët opozitarë, diskutojnë për agjendën evropiane dhe reformën zgjedhore në Kosovë

Shefi i BE-së takon liderët opozitarë, diskutojnë për agjendën evropiane dhe reformën zgjedhore në Kosovë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot liderët e partive opozitare në Kosovë.

Szunyog takimet i nisi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin diskutoj për axhendën e reformës Evropiane.


“Diskutim thelbësor me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rolin e opozitës në avancimin e Axhendës së Reformës Evropiane. Partitë politike duhet të fokusohen në çuarjen përpara të reformës zgjedhore të vonuar prej kohësh dhe në miratimin e legjislacionit evropian përkatës për të mirën e të gjithëve” ka shkruar Szunyog në Twitter.

Në anën tjetër Krasniqi ka falënderuar ambasadorin Szunyog duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në BE, mbetet prioritet për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Faleminderit Ambasador. Rruga e Kosovës drejt integrimit në BE mbetet prioritet për qytetarët e Kosovës dhe PDK do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në arritjen e këtij qëllimi të rëndësishëm”, ka shkruar Krasniqi.

Ambasadori Szunyog pas Krasniqit, ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Kënaqësi të diskutojmë një sërë çështjesh me kryetarin e  LDK-së, Lumir Abdixhiku. Roli i opozitës është i rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së dhe për reformën zgjedhore. Vetëm reformat gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në konsensus janë të qëndrueshme dhe të suksesshme”, ka shkruar Szunyog.

Shefi i BE-së në fund ka takuar edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“I lumtur të dëgjoj përkushtimin dhe gatishmërinë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj për t’u angazhuar në reformën zgjedhore. Mosmarrëveshja në dy nene nuk duhet të jetë arsyeja për të mos miratuar një Kod Civil shumë të nevojshëm”, u shpreh Szunyog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori