LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë kroate: Kosovës t`i liberalizohen vizat

Shefi i diplomacisë kroate: Kosovës t`i liberalizohen vizat

Minsitri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq-Radman tërhoqi vëmendjen me deklaratat që i dha në nisje të takimit të shefave të diplomacisë së Bashkimit Evropian.

Top temë e diskutimeve në Bruksel të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme janë bisedimet Kosovë-Serbi dhe qasja e re strategjike e BE-së karshi Ballkanit Perendimor.


“Kjo do të thotë hapja e negociatave për anëtarësim  në Union të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën, Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane kurse Serbia duhet të fokusohet ne reforma dhe ta tejkalojë trashëgiminë e luftës”, shtoi Grliq-Radman, njofton Klan Kosova.

Nga ana e saj shefja e diplomacisë suedeze, thotë se unioni urgjent duhet të përmbush zotimet e dhëna për perspektivën evropiane të gjashtë vendeve që e përbëjnë perëndimin e Ballkanit.

Ann Linde kishte takim të veçantë me të dërguarin special të Brukselit për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak nga aty ajo thirri të dy vendet që dialogun ta bëjnë prioritet shtetëror.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, deklaroi se Vjena zyrtare është e brengosur me siq i quan Alexander Schallenberg “ndërhyrjet  e fuqive tjera në rajon”.

“Ballkani Perendimor është një rajon i lashtë evropian i rrethuar me vendet anëtare të BE-së dhe ndodhet krejt në fqinjësi me ne. Perspektiva e këtij rajoni nuk është i kufizuar në negociatat e pranimit. Ne duhet ta bëjmë këtë perspektivë shumë më të larmishme. Ndryshe në atë rajon bëhet fjalë edhe për luftë të modeleve të jetesës, ose modeli jonë evropian i jetesës ose do kemi model tjetër”, theksoi Schallenberg.

Këshilli i Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në agjendë ka dhe raportet Evropë-Amerikë.

Poashtu situata në Palestinë, Afganistan e Rusi ishin lartë në prioritetet e diskutimit që zgjati për disa orë dhe u mbajt në ndërtesën me emrin “Evropa” në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori