LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Apple takon Trumpin – presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin – presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

CEO i Apple, Tim Cook u takua me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë këtë javë dhe sipas Trumpit, Cook bëri disa premtime të mëdha.

Duke folur me një grup guvernatorësh, Trump tha se Cook i tha atij se Apple do të zhvendoste një pjesë të prodhimit nga Meksika në SHBA.

Presidenti deklaroi se Cook “ndaloi prodhimin në dy fabrika në Meksikë” dhe në vend të kësaj do të ndërtojë në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Nuk është e qartë se për cilat objekte prodhuese po fliste Trump pasi Apple nuk prodhon shumë produkte të gatshme në Meksikë.

Sigurisht që nuk ndërton asnjë model iPhone në vend, megjithëse disa pjesë i merr nga Meksika.

Nëse e gjithë kjo tingëllon shumë e njohur, mund të kujtoni se në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, Trump tha: “Kam folur me Cook, ai më ka premtuar tre fabrika të mëdha—të mëdha, të mëdha, të mëdha”.

Dhe problemi i vetëm me këtë histori është se disa vite pasi supozohet se ka ndodhur biseda, Apple mohoi që fabrikat e reja ishin duke u konsideruar.

Ndër tjera, Trump shtoi se Cook i premtoi atij se Apple do të investonte qindra milionë dollarë në SHBA.

Ndryshe, ai tha se nuk donte që gjiganti teknologjik të goditet nga një tarifë 25% për eksportet meksikane në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Cili është aplikacioni më i sigurt i mesazheve?

Cili është aplikacioni më i sigurt i mesazheve?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Teknologji
Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Teknologji
FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Instagram sjell një përditësim të ri për Reels - tani mund t’i shikoni më shpejt

Instagram sjell një përditësim të ri për Reels - tani mund t’i shikoni më shpejt

Teknologji
Kalo në kategori