LAJMI I FUNDIT:

SHBA ua ndalon hyrjen në vend kolonëve izraelitë që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor

SHBA ua ndalon hyrjen në vend kolonëve izraelitë që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor
Ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi të martën një politikë të re për të parandaluar ardhjen në Shtetet e Bashkuara të kolonëve ekstremistë izraelitë përgjegjës për dhunën në Bregun Perëndimor.

“Sot, Departamenti i Shtetit po zbaton një politikë të re të kufizimit të vizave, i cili synon individët që besohet se kanë qenë të përfshirë në minimin e paqes, sigurisë ose stabilitetit në Bregun Perëndimor, duke përfshirë kryerjen e akteve të dhunës ose marrjen e veprimeve të tjera që kufizojnë në mënyrë të padrejtë qasjen e civilëve në shërbimet thelbësore dhe nevojat themelore”, tha ai duke shtuar se “anëtarët e afërt të familjes së personave të tillë gjithashtu mund t’i nënshtrohen këtyre kufizimeve”.

"Shpëtojnë për një fije floku në Tel Aviv", këmbësorët gati sa nuk u goditën nga pjesët e një rakete të rrëzuar
Lexo po ashtu "Shpëtojnë për një fije floku në Tel Aviv", këmbësorët gati sa nuk u goditën nga pjesët e një rakete të rrëzuar

Departamenti i Shtetit do të jetë në gjendje të zbatojë politikën si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët që janë përgjegjës për sulmet në Bregun Perëndimor, raporton cnn.


Blinken nuk përmendi asnjë individ që do t’i nënshtrohej kufizimeve të vizave, as nuk tha se sa do të përfshiheshin në fazën fillestare të kufizimeve.

Zyrtarët e administratës kanë sinjalizuar për javë të tëra se do të ndërmarrin veprime të tilla pasi dhuna në Bregun Perëndimor është intensifikuar pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Nga fillimi i luftës në Gazë janë vrarë 15.900 palestinezë
Lexo po ashtu Ministria palestineze e Shëndetësisë: Nga fillimi i luftës në Gazë janë vrarë 15.900 palestinezë

Blinken tha se SHBA do të vazhdojë të angazhohet me udhëheqjen izraelite për të “bërë të qartë se Izraeli duhet të marrë masa shtesë për të mbrojtur civilët palestinezë nga sulmet ekstremiste”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Erdogan: Krijimi i një shteti palestinez me integritet territorial nuk mund të vonohet më

Erdogan: Krijimi i një shteti palestinez me integritet territorial nuk mund të vonohet më

Botë
Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Evropa
Kalo në kategori