LAJMI I FUNDIT:

SHBA thotë se balona kineze ishte në gjendje të mblidhte sinjale komunikimi

SHBA thotë se balona kineze ishte në gjendje të mblidhte sinjale komunikimi

Një balonë e dyshuar kineze e vëzhgimit që SHBA-ja rrëzoi këtë javë ishte në gjendje të mblidhte sinjale komunikimi, ka thënë një zyrtar amerikan.

Balona ishte e pajisur me antena të shumta të afta për “operacionet e mbledhjes së inteligjencës”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit në një konferencë përmbledhëse, transmeton Telegrafi.


Të enjten, ligjvënësit amerikanë miratuan një rezolutë jodetyruese që dënon Kinën për balonën.

Kina ka mohuar se balona është përdorur për qëllime spiunazhi.

Vendi tha se balona ishte një pajisje moti që kishte devijuar rrugën.

SHBA, megjithatë, beson se balona është pjesë e një flote më të gjerë balonash vëzhgimi që ka shtrirë pesë kontinente.

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve e quajtën balonën një “shkelje të pacipë të sovranitetit të Shteteve të Bashkuara” pasi organi votoi me 419 pro dhe 0 kundër, të enjten në mëngjes për të dënuar përdorimin e tij.

Paraqitja e saj në hapësirën ajrore të SHBA-së ka provokuar një krizë diplomatike dhe ka bërë që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulojë një udhëtim në Kinë – takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Kinë atje në vite. Ushtria amerikane përdori një aeroplan luftarak për të rrëzuar balonën mbi Oqeanin Atlantik gjatë fundjavës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori