LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Thellohen problemet në tregun e shtëpive

SHBA: Thellohen problemet në tregun e shtëpive

Problemet në tregun amerikan të shtëpive, që u bënë shkak për krizën aktuale ekonomike, duket se janë thelluar.

Shitjet e shtëpive të reja ranë afro 15 përqind në dhjetor duke shënuar nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Raporti i Departamentit të Tregtisë thotë se nëse shitjet vazhdojnë gjatë gjithë vitit me ritmet e dhjetorit, në të gjithë vendin do të shiteshin vetëm 331 mijë shtëpi.

Ekonomistët fajësojnë për rënien e tregut të shtëpive, shtrëngimin e kreditit dhe rritjen e papunësisë. Departamenti i Punës thotë se 4.8 milionë vetë marrin asistencë papunësie.


Raporti i sotëm tregon gjithashtu se numri i amerikanëve që sapo kanë humbur punën dhe kanë paraqitur kërkesë për asistencë, shënoi një rritje të vogël javën e kaluar. /rel/