Ambasadori amerikan në Britani, Woody Johnson, ka prezantuar ndërtesën e re të ambasadës amerikane të ndërtuar në pjesën jugore të Londrës, që kap shumën e 750 milionë funteve.
Ky objekt konsiderohet të jetë ambasada më e shtrenjtë në botë, brenda të cilës pothuajse nuk mungon asgjë, transmeton Telegrafi.
Ndërtesa e re pritet që zyrtarisht të hap dyert në shkurt të vitit të ardhshëm, kur edhe pritet që presidenti amerikan Donald Trump të vizitojë Britaninë.
Ambasadori Woody Johnson, ka deklaruar se ndërtesa 750 milionë funtëshe është një “sinjal i qartë për botën” se marrëdhëniet e veçanta më këtë vend janë më të forta si kurrë më parë.
Ai shtoi se do të dëshironte që hapjen zyrtare të kësaj ambasade ta bëj presidenti amerikan Trump, i cili në shkurt të vitit të ardhshëm pritet ta vizitojë këtë vend.
“Presidenti Trump dëshiron të bashkëpunojë edhe më shumë me Britaninë, me qëllim që këto dy vende të jenë edhe më të sigurta. Kështu ambasada e re është sinjal për botën, që marrëdhëniet speciale mes këtyre dy vende janë më të forta se kurrë më parë”, ka shtuar ai.
Ndërtesa e re ka një hapësirë të mjaftueshme për të gjitha, pasi shtrihet në 48 mijë metra katrorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251