LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të emërojë ambasadorin e parë të Arktikut

SHBA do të emërojë ambasadorin e parë të Arktikut

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të emërojnë një Ambasador për Arktikun, mes rritjes së aktivitetit ushtarak rus në rajon.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Ambasadori i Përgjithshëm do të vendoset për të çuar përpara politikën e SHBA-së në rajonin polar verior, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.


Të premten, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për shtrirjen e Kinës në Arktik.

Ambasadori i ri i SHBA-së do të angazhohet me shtatë vendet e tjera të Arktikut – Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë – si dhe me grupe indigjene dhe palë të tjera të interesuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Paqja dhe stabiliteti në rajon janë të “një rëndësie strategjike kritike” për SHBA-në dhe një prioritet për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, shtoi ai.

Blinken së shpejti do të emërojë ambasadorin, emërimi i të cilit është subjekt i miratimit të Senatit.

Njoftimi vjen pasi Rusia rrit praninë e saj pranë Polit të Veriut, ndërsa Kina ka ndërtuar stacione kërkimore në Arktik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori