Në kryeqytetin iranian policët kishin përdorur shkopinj kundër mijëra ithtarëve të opozitës, të cilët kishin përkujtuar të paktën 20 të vdekurit që vdiqën gjatë protestave kundër qeverisë.

Dëshmitarët okularë njoftuan se policët kishin thyer xhamat e makinave dhe iu kishin rënë shoferëve me shkopinj.

Prej zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit në Iran vazhdojnë të organizohen demonstrata nga opozita. Ajo e akuzon udhëheqjen iraniane me në krye udhëheqësin shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentin e kontestueshëm Mahmoud Ahmadinej për mashtrime masive në zgjedhje. /DW/