Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi në X se Shtetet e Bashkuara kishin goditur një motoskaf në një sulm gjatë natës, të cilin e pretendojnë se është pjesë e grupit kriminal venezuelian Tren de Aragua dhe transporton narkotikë në Detin e Karaibeve.

Hegseth shkroi se sulmi u krye “me urdhër të presidentit Trump” dhe se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare.


Ai i bashkëngjiti postimit një video të sulmit.

"Nëse je një narkoterrorist që kontrabandon drogë në hemisferën tonë, do të të trajtojmë si Al-Kaedan. Ditën ose natën, do të hartëzojmë rrjetet e tua, do të gjurmojmë njerëzit e tu, do të të ndjekim dhe do të të vrasim", tha Hegseth.

Pentagoni dhe Hegseth deklarojnë se të gjithë personat në bord - gjashtë burra - u vranë në sulm dhe se asnjë ushtar amerikan nuk u vra në operacion.



Ndryshe, Venezuela dhe disa vende të Amerikës së Jugut kanë kritikuar ashpër sulmet e mëparshme të SHBA-së, duke akuzuar Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit.

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë ka thënë se administrata po i konsideron veprimet e nevojshme për të "mbrojtur hapësirën amerikane" dhe për të ndaluar rrjedhën e drogës në SHBA, dhe zyrtarët amerikanë kanë njoftuar gjithashtu se presidenti Trump do t'i raportojë operacionet Kongresit. /Telegrafi/