LAJMI I FUNDIT:

SHBA, spiunja ruse dënohet me 18 muaj burgim

SHBA, spiunja ruse dënohet me 18 muaj burgim

Agjentja ruse Maria Butina, e cila është mundur t’i infiltrojë në mënyrë të paligjshme qarqet politike në Shtetet e Bashkuara, është dënuar me 18 muaj burgim nga një gjykatës federal të premten.

Butina u gjet fajtore se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, kishte vepruar si agjente e huaj, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.


Gjyqtarja amerikane, Tanya Chutkan, në dënimin e shqiptuar, i ka llogaritur edhe nëntë muajt që personi në fjalë i ka kaluar në paraburgim.

Chutkan ka urdhëruar që Butina të depërtohet sapo ajo ta kryejë obligimin e burgimit në Amerikë.

“Ju keni një të ardhme përpara jush. Ju uroj fat të mirë”, ka thënë gjykatësja Chutkan.

Ndërsa Butina i ka mohuar akuzat se ka operuar si agjente e huaj. Ajo ka thënë se vetëm dëshironte t’i përmirësonte marrëdhëniet Rusi-SHBA.