LAJMI I FUNDIT:

SHBA sanksionon dhe i ngrin asetet grupit famëkeq rus, Wagner

SHBA sanksionon dhe i ngrin asetet grupit famëkeq rus, Wagner

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar zyrtarisht Grupin Wagner një organizatë kriminale transnacionale.

Shteti amerikan ia ka ngrirë të gjitha asetet që i përkasin kompanisë private ushtarake, raporton skynews.


Urdhri ekzekutiv parashikon sanksione të mëtejme ndaj mercenarëve, ku Thesari i Shtetit ka njoftuar se grupi është përgjegjës ose është bashkëpunëtor në vrasjen e grave dhe fëmijëve në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali.

“Mercenarët e Wagnerit ka kryer aktivisht krime të rënda, duke përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, rrëmbime të fëmijëve dhe abuzim fizik në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”, njoftoi Thesari.

Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksione ndaj Kompanisë Aksionare me bazë në Rusi, Terra Tech dhe “Changsha Tianyi Space Science and Technology Research Institute Co. LTD” me bazë në Kinë, të cilat i akuzoi për mbështetjen e operacioneve ushtarake të Grupit Wagner.

Ndryshe, Wagner gjithashtu po kryen krime mizore edhe në shtetin ukrainas që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi rus. /Telegrafi/