LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Rriten shpenzimet në internet

SHBA: Rriten shpenzimet në internet

Shpenzimet e sivjetme me anë të internetit në Shtetet e Bashkuara gjatë sezonit të blerjeve për Krishtlindje janë rritur për 15.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të publikuar nga kompania SpendingPulse e MasterCard, gjatë sezonit të Krishtlindjeve të sivjetme shpenzimet me anë të internetit në SHBA janë rritur për 15.4 për qind, respektivisht në gjithsej 36.4 miliardë dollarë.

Në raport nënvizohet se shpenzimi ka shënuar rritje dyshifrore në gjashtë prej shtatë javëve pas 31 tetorit. Rritja më e madhe është e shënuar në sektorin e rrobave, ku blerja me anë të internetit ka përbërë 18.8 për qind të blerjeve të përgjithshme, për dallim nga 16.9 për qind para një viti. Po ashtu theksohet se rritje të madhe ka shënuar edhe shitja e pajisjeve elektronike.

Analistët e SpendingPulse theksojnë se shpenzimi me anë të internetit tani ka pjesëmarrje dukshëm më të madhe në shpenzimin e përgjithshëm krahasuar me një vit më parë, mirëpo edhe më tej ato arrin vetëm në 10 për qind të shpenzimit të përgjithshëm. /Telegrafi/