Për shkak të pakënaqësive të votuesve lidhur me ekonominë, anketimet parazgjedhore tregojnë se Partia Republikane do të fitojë vende në të dy dhomat e Kongresit dhe mund të sigurojë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët pritet që të paktën do ta dobësojnë shumicën demokrate.

Presidenti Obama, që e udhëhoqi partinë demokrate drejt fitores në zgjedhjet dy vjet më parë, i bëri thirrje dje ligjvënësve të të dy partive në Kongres të bashkëpunojë për t’u ardhur në ndihmë të papunëve, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve të së martës.


Udhëheqësi i Republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, tha në fjalimin e përjavshëm të Partisë Republikane se tani nuk është koha për kompromis. Boehner, i cili mund të bëhet kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nëse republikanët fitojnë shumicën në zgjedhje, tha se ai mbështet shkurtimin e shpenzimeve dhe uljen e taksave. /VoA/