LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e marrëveshjeve

SHBA: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e marrëveshjeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të përmbushin gjithçka që është rënë dakord në negociatat e mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës saktësisht një muaj më parë në Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve, arritën një marrëveshje gojore për aneksin e aplikimit të propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por një nga pikat kryesore – fillimi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe- mbetën, pengesa kryesore.


“Fokusi ynë është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore, të parashikueshme si fqinjë, të cilat do të mundësojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe), transmeton Telegrafi.

“SHBA dhe BE presin që të dyja palët të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjë që u konfirmua nga të dy liderët në takimin e 18 marsit në Ohër”, thotë DASH-i.

Më tej thuhet se “SHBA mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Serbisë dhe Kosovës në zbatim të marrëveshjen”.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se të martën është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrëveshja është arritur më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa pajtueshmëria për aneksin e zbatimit, më 18 mars në Ohër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë të martën gazetarëve se Marrëveshja nuk paraqet tërësi të elementeve, por paraqet një pako në të cilën nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë.

“Ne jemi zotuar, dhe e kemi ripërsëritur qëndrimin tonë, për zbatim të plotë të kësaj pakoje, të kësaj Marrëveshjeje bazë, dhe aneksit përkatës për implementim, dhe tash besoj që fjalën e ka Brukseli që ta detyrojë Serbinë për këtë“, ka thënë Kurti.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje prej fillimit të dialogut, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori