LAJMI I FUNDIT:

SHBA po konsideron tërheqjen e 4,000 trupave nga Koreja e Jugut

SHBA po konsideron tërheqjen e 4,000 trupave nga Koreja e Jugut

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një ulje të konsiderueshme të numrit të trupave të saj në Korenë e Jugut, nëse Seuli nuk kontribuon më shumë në koston e vendosjes, raportoi të enjten gazeta e Koresë së Jugut “Chosun Ilbo”, transmeton Telegrafi.

SHBA ndërpreu bisedimet për kostot e mbrojtjes me Korenë e Jugut këtë javë pasi kërkoi që Seul të rrisë kontributin e saj vjetor në 5 miliardë dollarë, pesë herë më shumë sesa paguan tani.

Asnjëra palë nuk ka konfirmuar publikisht numrat, por presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se prania ushtarake e SHBA-së në Korenë e Jugut dhe rreth saj është “mbrojtje me vlerë 5 miliardë dollarë”.

“Unë e kuptoj që SHBA po përgatitet të tërheqë një brigadë në rast se negociatat me Korenë e Jugut nuk shkojnë ashtu siç dëshiron Presidenti Trump”, u citua një burim diplomatik në Uashington.

Një brigadë tipike ushtarake amerikane numëron rreth 3,000 deri në 4,000 trupa. Ka rreth 28.500 trupa amerikane të stacionuar aktualisht në Korenë e Jugut, e cila mbetet teknikisht në një gjendje lufte me fqinjën e saj të armatosur me armë bërthamore, Korenë e Veriut.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper, tha se nuk ishte në dijeni të planeve për tërheqjen e 4,000 trupave nga Koreja e Jugut nëse bisedimet për ndarjen e kostove dështojnë.

Sipas ligjit amerikan, prania e trupave të saj në Korenë e Jugut nuk duhet të bjerë nën 22,000 përveç nëse sekretari i Mbrojtjes justifikon një ulje të mëtejshme para Kongresit.

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, tha të mërkurën se ai besonte se SHBA duhet të vazhdojë të stacionojë trupa në Korenë e Jugut kur u pyet nëse ai do të vazhdojë të mbrojë praninë e personelit ushtarak amerikan në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori