LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Mbyllet qeveria pas dështimit për arritje të marrëveshjes, Trump fajëson demokratët

SHBA: Mbyllet qeveria pas dështimit për arritje të marrëveshjes, Trump fajëson demokratët

Mbyllja e Qeverisë së Shteteve të Bashuara ka hyrë në fuqi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrjnë marrëveshje për legjislacionin e financimit për ta mbajtur qeverinë funksionale. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qevrisë federale.

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit e kishte miratuar legjislacionin për zgjatjen e financimit deri më 16 shkurt, por Senati dështoi të votojë për këtë masë para mesnatës së mbrëmshme.


Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë migrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

Por, Shtëpia e Bardhë, pasi filloi mbyllja e qeverisë, tha se nuk do të bëjë negociata me demokratët për imigrim, derisa ata të pajtohen për zhbllokimin e qeverisë.

“Ne nuk do të zhvillojmë negociata për statusin e imigrantëve të paligjshëm, derisa demokratët i mbajnë shtetasit tanë të ligjshëm peng të kërkesave të tyre të pamatura”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Kjo është mbyllja e katërt e qeverisë së Shteteve të Bashkuara në 25 vitet e fundit. Me këtë mbyllje bllokohen pjesërisht disa operacione qeveritare.

Shërbimet e rëndësishme, përfshirë inspektimin e ushqimit, kontrollet e sigurisë në aeroporte dhe zbatimi federal i ligjit, do të vazhdojnë, transmeton REL.

Megjithatë, punonjësit federalë nuk do të paguhen.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qevrisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.

“Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufrin tonë të rrezikshëm jugor”, ka shkruar Trump sot herët në mëngjes, në rrjetin Twitter.

“Ata kanë mundur të bëjnë marrëveshje, por në vend të kësaj, kanë vendosur të luajnë politika të mbylljes”, tha Trump.

Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë migrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori