LAJMI I FUNDIT:

SHBA mbështet ngritjen profesionale të oficerëve të FSK-së

SHBA mbështet ngritjen profesionale të oficerëve të FSK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington, që është një nga institucionet që po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se gjatë takimeve në Washington kanë diskutuar për mbështetjen në të ardhmen për institucionet e sigurisë në Kosovë.


Lexoni të plotë postimin e Veselit:

“Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington është një nga institucionet që po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Takova në këtë universitet, Vice Admiralin Fritz Roege, të cilin e falënderova për përkrahjen. Me të dhe kolegët e tij diskutuam për mbështetjen në të ardhmen për institucionet tona të sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës. Shumë i lumtur që kjo mbështetje nuk do të mungojë. Gjate vizitës në këtë Universitet takova edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka të cilët po kryejnë studime në ketë universitet. Edhe shumë të tjerë do të vijnë falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /Telegrafi/