LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Kjo është deklarata e hakerit kosovar në gjykatë, para se të dënohej me 20 vjet burgim

SHBA: Kjo është deklarata e hakerit kosovar në gjykatë, para se të dënohej me 20 vjet burgim

“Ndjehem jashtëzakonisht keq për ata që kam bërë”, ka thënë hakeri kosovar, Ardit Ferizi, që i siguroi të dhëna ISIS-it për mbi 1000 punonjës të ushtrisë e qeverisë amerikane.

The Bulletin duke cituar Associated Press ka shkruar një artikull duke përshkruar situatën brenda sallës së gjyqit ku Ferizi mori dënimin prej 20 vjetëve burgim në Aleksandri të Virginias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Prokurori kishte kërkuar dënim maksimal prej 25 vjetëve për hakerin, por Elizabeth Mullin, avokatja e caktuar nga shteti amerikan për Ferizin, tha se ai nuk duhet të dënohem më shumë se gjashtë vjet, sepse gabimet e tij ishin të paqëllimshme.

“Ai ishte një tinejxher pa qëllime të këqija dhe i drejtuar gabimisht i cili nuk e dinte se ç’po bënte”, ka thënë ajo.

“Ai kurrë nuk ka qenë përkrahës i ideologjisë së ISIS-it”, tha avokatja.

Ferizi, që tani është 20 vjeçar, është njeriu i parë në SHBA që dënohet njëkohësisht për terrorizëm dhe hakim.

Ai u arrestua vitin e kaluar në Malajzi, ku kishte shkuar për studime, ndërsa ka pranuar se kishte hakuar emrat e mbi 1000 personave duke u marrë atyre të dhëna për identitetin.

Hakeri nga Kosova që i ndihmoi ISIS-in dënohet 20 vjet burg
Lexo po ashtu Hakeri nga Kosova që i ndihmoi ISIS-in dënohet 20 vjet burg

Të premten, ditën që mori dënimin prej dy dekadash, Ferizi kishte probleme të shpjegonte atë që kishte bërë dhe përse e kishte bërë, kur iu kërkua një shpjegim nga gjyqtarja amerikane Leonie Brinkema.

Ai tha se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

“Ndjehem kaq keq për atë që kam bërë. Më vjen shumë keq që i kam bërë njerëzit të ndjehen të frikësuar”, deklaroi Ferizi.

Ndërsa prokurori i rastit Brandon Van Grack tha se Ferizi duhet të marrë 25 vjet dënim, sepse ka vënë në rrezik jetën e rreth 1300 shtetasve amerikanë.

Gjykata ka lexuar edhe një letër të familjes Ferizi, ku thuhej se Arditi kishte një jetë të vështirë.

Sipas letrës, axha i Arditit ishte vrarë dhe babai i tij ishte kidnapuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori