LAJMI I FUNDIT:

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën
Reklama

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.


Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai.

Megjithatë, siç raporton REL, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

Zyrtari i lartë amerikan u pyet nëse SHBA-ja ka dijeni nëse Serbia dhe Rusia janë të përfshira në sulmin në Banjskë dhe për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Beogradit.

Ai tha se hetimet për këtë po vazhdojnë dhe “duam që Serbia të marrë pjesë në hetime”.

Kirby theksoi sulmi kishte “një nivel të lartë të sofistikimit”, duke shtuar se nuk duket se “kishte një grup personash që u mblodhën dhe vendosën ta bënin këtë [sulmin]”.

Ai tha se është shqetësues armët që janë gjetur pas incidentit, që tha se janë të nivelit ushtarak, përfshirë granatahedhës dhe armë të tjera.

“Llojet e armëve që u gjetën përbëjnë një kërcënim jo vetëm për personelin e Kosovës, por edhe për stafin ndërkombëtar, përfshirë trupat e NATO-s”, deklaroi  Kirby.

Sulmi i terroristëve serbë në veri, Blinken paralajmëroi masa ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Sulmi i terroristëve serbë në veri, Blinken paralajmëroi masa ndaj Serbisë

Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.

“Ky cikël shqetësues i dhunës është përkeqësuar”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më herët ka kërkuar që autorët e krimit të “mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”.

Vuçiq, ndërkaq, më herët tha se Blinken ka paralajmëruar masa ndaj Serbisë.

Kosova ka thënë se rreth 30 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.

Serbia ka mohuar çdo përfshirje.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë.

Në trend Lajme

Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Lajme
Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Lajme
Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Siguri
Rama me fotografi të veçantë uron 28 Nëntorin: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Rama me fotografi të veçantë uron 28 Nëntorin: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Lajme
Kënga “Mora fjalë” këndohet me plot emocion nga nxënësit e shkollës “Rreze Drite” në Tiranë

Kënga “Mora fjalë” këndohet me plot emocion nga nxënësit e shkollës “Rreze Drite” në Tiranë

Lajme
Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, rastet po hetohen

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Kalo në kategori