LAJMI I FUNDIT:

​SHBA kërcënon Kinën me sanksione për shkak të Hong Kongut

​SHBA kërcënon Kinën me sanksione për shkak të Hong Kongut

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i SHBA-së Robert O’Brien kërcënoi sot se Uashingtoni do të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse Pekini miraton një ligj të sigurisë kombëtare në territorin e Hong Kongut.

“Është e vështirë të shihet se si Hong Kongu do të mbetet një qendër financiare aziatike nëse Kina e merr përsipër,” tha Robert O’Brien për NBC, duke shtuar se ky do të ishte një “gabim i madh” nga Pekini.


Ai paralajmëroi që “bashkësia financiare” nuk do të qëndrojë në Hong Kong në këtë rast.

O’Brien shpjegoi se Departamenti i Shtetit nuk do të jetë në gjendje të konfirmojë nëse Hong Kongu mban një “nivel të lartë të autonomisë”, i cili do të çojë në implikime ligjore.

“Kina varet nga kapitali nga pjesa tjetër e botës. Nëse ata humbasin qasjen në të përmes Hong Kongut, do të jetë një goditje e madhe për Xi Jinping dhe Partinë Komuniste të Kinës,” tha ai.

Pekini ka njoftuar një projektligj për sigurinë kombëtare që do të krijojë agjencitë kineze të inteligjencës në Hong Kong. Ky dokument ka ngritur frikën për fatin e formulës “një vend-dy sisteme” që ka qeverisur Hong Kongun pasi kolonia britanike u kthye në sundimin kinez në vitin 1997.

Kjo marrëveshje garanton lirinë e gjerë të Hong Kongut që mungon në territorin e Kinës, përfshirë lirinë e shtypit dhe një gjyqësor të pavarur.

Autoritetet në Pekin thonë se ligji i propozuar është i nevojshëm dhe se nuk do të dëmtojë autonominë e Hong Kongut.

Të shtunën, rreth 200 politikanë nga e gjithë bota thanë në një deklaratë se ligjet e propozuara ishin një “sulm gjithëpërfshirës” ndaj autonomisë së Hong Kongut, sundimit të ligjit dhe lirive themelore.

Kina tha se ankesat ishin një ndërhyrje në punët e brendshme dhe hodhi poshtë mundësinë se ligji i propozuar mund të dëmtojë investimet e huaja. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori