LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja me pako të re financiare, Biden: Lehtësimi ekonomik nga pandemia COVID-19 do të kushtoj triliona dollarë

SHBA-ja me pako të re financiare, Biden: Lehtësimi ekonomik nga pandemia COVID-19 do të kushtoj triliona dollarë
Foto: Arkiv

Presidenti i zgjedhur Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u shpreh se amerikanët në këtë periudhë kanë nevojë për më shumë lehtësim ekonomik nga pandemia COVID-19 dhe se ai do ta paraqes një plan që kushton “triliona” dollarë.

Biden duke prezantuar disa anëtarë të ekipit të tij ekonomik, foli pasi të dhënat treguan se ekonomia amerikane humbi vendet e punës për herë të parë në tetë muaj, duke përfshirë këtu restorante dhe biznese të tjera të mbyllura.


Ai bëri thirrje për ngritjen e pagës minimale me 15 dollarë dhe për dërgimin e 2,000 dollarëve në pagesa direkte. Demokratët kërkuan që këto pagesa të parave të merreshin me faturën e fundit të lehtësimit, të miratuar në muajin dhjetor 2020, por republikanët u pajtuan që fillimisht të dorëzoheshin 600 dollarë.

“Ne kemi nevojë për lehtësim më të drejtpërdrejtë që shkon drejt familjeve, bizneseve të vogla, duke përfshirë përfundimin e punës për t’u dhënë njerëzve shumën prej 2 mijë dollarë ndihmë direkte. 600 dollarë thjesht nuk janë të mjaftueshme”, tha ai.

Duke folur para gazetarëve, Biden tha se plani i tij fillestar ishte për një faturë nën 1 trilion dollarë, por kërkimi tregoi se marrja e menjëhershme e një veprimi të tillë – edhe me financimin e deficitit – do të ndihmonte ekonominë. /Telegrafi/