LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja mohon të jetë paralajmëruar 72 orë më herët nga Irani për sulmin

SHBA-ja mohon të jetë paralajmëruar 72 orë më herët nga Irani për sulmin

Zyrtarët turq, jordanezë dhe irakianë, kanë thënë se Irani ka njoftuar ditë më parë për sulmin e tij me dron, gjë që u mohua nga zyrtarët amerikanë.

Bëhet e ditur se shumica e dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani janë shkatërruar përpara se të arrinin në territorin izraelit.


Por, Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se Irani i njoftoi vendet fqinje dhe aleatët e Izraelit për sulmin 72 orë më herët.

Izraeli 'e di se cila do të ishte hakmarrja jonë e dytë', thotë ambasadori i Iranit në OKB
Lexo po ashtu Izraeli 'e di se cila do të ishte hakmarrja jonë e dytë', thotë ambasadori i Iranit në OKB

Kjo u mohua nga një zyrtar i lartë në administratën e presidentin amerikan, Joe Biden, i cili tha se Uashingtoni kishte kontakte me Iranin por nuk mori njoftim 72 orë përpara.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha zyrtari.

Për dallim prej amerikanëve, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se kishte folur me Uashingtonin dhe Teheranin përpara se të niste sulmi.

“Irani tha se reagimi do të ishte një përgjigje ndaj sulmit të Izraelit në ambasadën e tij në Damask dhe se nuk do të shkonte përtej kësaj. Ne ishim të vetëdijshëm për mundësitë. Zhvillimet nuk ishin surprizë”, tha një burim diplomatik turk.

Ndryshe, Teherani i dërgoi SHBA-së mesazh vetëm pasi sulmet filluan, duke shtuar kështu mundësinë për një përshkallëzim të mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori