LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja kërkon dhënie fund të dhunës në Bjellorusi

SHBA-ja kërkon dhënie fund të dhunës në Bjellorusi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga qeveria bjelloruse që t’i japë fund menjëherë shtypjes së protestave opozitare, të cilat janë rezultat i zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Në këtë proces, Alyaksandr Lukashenka ka fituar mandatin e gjashtë si president.


Duke folur në një konferencë për media më 2 shtator, Pompeo ka thënë se SHBA-ja, në konsultim me partnerët tjerë transatlantikë, është duke shqyrtuar sanksione të shënjestruara ndaj secilit që është përfshirë në abuzim të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

George Kent, që shërben si nën zëvëndësndihmës sekretar për politikat ndaj Bjellorusë, ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të bisedojë me aleatët për t’u koordinuar për sanksionet eventuale ndaj atyre që kanë goditur protestuesit apo ndaj manipulimeve zgjedhore.

Kent, duke folur në një konferencë në Uashington, ka thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të kenë përgjigje të ashpër nëse Rusia intervenon në Bjellorusi, duke shtuar se nëse Moska beson se marrëdhëniet me Perëndimin viteve të fundit kanë qenë të tensionuara, “mund të bëhet më keq”.

Qeveria e Lukashenkas ka humbur “gjithë legjitimitetin në sytë e popullit” bjellorus, ka shtuar ai.

Megjithatë, do të ishte “katastrofale” për imazhin e Rusisë në Bjellorusi që të ketë ndërhyrje ushtarake në emër të saj.

Qindra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Bjellorusisë ditëve të fundit për të protestuar rezultatet “e manipuluara” zgjedhore, të cilat kanë treguar se Lukashenko gëzon 80 për qind të mbështetjes.

Protestuesit kërkojnë që 66-vjeçari të largohet nga pushteti, të lirojë të gjithë të burgosurit, si dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe të drejta.

Shumë shtete në botë kanë kundërshtuar rezultatet zgjedhore në Bjellorusi dhe kanë kritikuar shtypjen e protestave nga ana e Lukashenkas. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori