LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja kërkoi lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë, kryeministri britanik: Ato duhet të ashpërsohen edhe më tepër

SHBA-ja kërkoi lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë, kryeministri britanik: Ato duhet të ashpërsohen edhe më tepër

Kryeministri britanik është pyetur për përparimet që janë bërë nga “koalicioni i gatshëm” pas disa takimeve.

Sir Keir Starmer thotë se përparimi ka ardhur në formën e rritjes së vullnetit, numrave dhe entuziazmit për koalicionin.

“Ka pasur qartazi përparim politik në kuptimin e momentit”, thotë ai.


Lideri britanik shton se presidenti rus, Vladimir Putin i është “rikthyer lojërave të tij” dhe se duhet rritur presioni ekonomik.

“Ka pasur një vendosmëri shumë të fortë në të gjithë sallën që tani nuk është koha për të tërhequr ose dobësuar sanksionet e vjetra. Përkundrazi, tani është koha për të rritur sanksionet ndaj Rusisë”, pohoi Starmer.

Macron kundër propozimit amerikan: Tani nuk është koha për të hequr sanksionet ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Macron kundër propozimit amerikan: Tani nuk është koha për të hequr sanksionet ndaj Rusisë

Gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron tha se nuk është koha që të largohen sanskionet ndaj shtetit rus.

Ndryshe, SHBA-ja kishte propozuar të lehtësohen sanksionet ndaj Kremlinit, si vullnet i mirë për arritjen e paqes me Ukrainën. /Telegrafi/