LAJMI I FUNDIT:

SHBA hedh poshtë propozimin e Putinit për referendum në Ukrainë

SHBA hedh poshtë propozimin e Putinit për referendum në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë idenë e referendumit të cilin e propozoi presidenti rus Vladimir Putin, për të ardhmen e lindjes së Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve, Garrett Marquis, tha se marrëveshjet në mes të qeverive të Rusisë dhe Ukrainës për zgjidhjen e problemit në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës, nuk përfshin opsionin e referendumit.

Ai tha se çdo përpjekje për organizimin e një “të ashtuquajturi referendum” nuk do të ketë “legjitimitet”.

Ambasadori i Rusisë në Washington, Anatoli Antonov, tha se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai i Rusisë Putin në Samitin e mbajtur në Helsinki kanë biseduar për mundësinë e një referendumi në lindje të Ukrainës.

Rajoni Donbas i Ukrainës është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë. Që nga viti 2014 e deri më tani vazhdojnë përleshjet mes trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur të ushtuquajturin administrim në rajonet Donetsk dhe Lugansk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori