LAJMI I FUNDIT:

SHBA gjobit Credit Suisse dhe Deutsche Bank

SHBA gjobit Credit Suisse dhe Deutsche Bank

Credit Suisse dhe Deutsche Bank kanë marrë një gjobë totale prej 12 miliardë dollarë për shitjen e letrave me vlerë të mbështetura me kredi hipotekore. Gjoba i vendos institucionet në disavantazh me rivalët më të mëdhenj amerikanë.
Credit Suisse ra dakord në parim për t’i paguar autoriteteve në SHBA 2.48 miliardë dollarë për shitjen kundër rregullave të letrave me vlerë të kolateralizuara në periudhën përpara krizës financiare, deklaroi banka.
Institucioni në Zvicër deklaroi se do të paguajë gjithashtu 2.8 miliardë dollarë për të kompensuar ndikimin te konsumatorët dhe shtoi se kjo do të ndikojë në rezultatin financiar të tremujorit të katërt 2016.
Lajmërimi për institucionin në Zvicër erdhi pasi Deutsche Bank njoftoi më herët për të paguar 7.2 miliardë dollarë prej hetimit nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA mbi shitjen e këtyre instrumentave.
Dakordësia e lajmëruar nga selia e Deutsche Bank në Frankfurt ofron pak lehtësim për huadhënësin gjerman, vlera në treg e të cilit ka rënë ndjeshëm në Shtator për shkak se Departamenti i Drejtësisë kërkonte një shifër 2 herë më të madhe.
Këto lëvizje janë të fundit nga autoritetet në SHBA kundrejt institucioneve financiare, që prej iniciativës së Barack Obama në 2012-ën për të bërë Wall Street të përgjegjshëm për sjelljen në tregun e letrave me vlerë të kolateralizuara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori