SHBA-ja ka vlerësuar se rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë tani në Rusi pranë kufirit me Ukrainën dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim.
Shifra e re është një rritje dramatike nga një ditë më parë, kur Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se vetëm se “disa” nga trupat kishin lëvizur drejt kufirit me Ukrainën në rajonin e Kurskut.
Kjo do të nënkuptojë gjithashtu se shumica e trupave të Koresë së Veriut që SHBA-ja dhe aleatët e saj thonë se janë dërguar në Rusi janë tani në kufirin Rusi-Ukrainë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në luftimin kundër Ukrainës do të ishte një zgjerim alarmues i konfliktit. Tashmë, vendosja e trupave të DPRK-së në Rusi shënon një zgjerim të rrezikshëm në lidhjet ruso-DPRK”, tha Robert A. Wood, zëvendësambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
“Veprimet e Rusisë në lidhje me DPRK-në jo vetëm që janë të rrezikshme, por ato janë në kundërshtim me përgjegjësinë e saj si anëtare e përhershme e këtij Këshilli të Sigurimit të OKB-së. Bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me DPRK shkel rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shtoi Wood.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ndërsa trupat e Koresë së Veriut janë vendosur në Kursk, ato ende nuk kanë marrë pjesë në ndonjë armiqësi.
“Ata janë tashmë në rajonin e Kurskut. Ata do të përdorin këto trupa. Sigurisht, këta njerëz do të vdesin. Sigurisht, ata do të përpiqen të bëjnë gjithçka për t’u siguruar që më shumë ushtarë të Koresë së Veriut të vdesin”, tha Zelensky.
I gave an interview to South Korea’s KBS, stressing North Korea’s official role in this war. It’s not just weapons or workers in Russian factories—North Korean soldiers are in Kursk, our occupied territories, preparing to fight Ukraine. This is a war of two countries against one. pic.twitter.com/4txmeUW1DB
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 31, 2024
Ndryshe, lëvizja e Koresë së Veriut për të thelluar marrëdhëniet e saj me Rusinë ka ngritur shqetësime në mbarë botën se si kjo mund të zgjerojë luftën dhe çfarë ndihme ushtarake ruse do të jepet në këmbim.
Ekzistojnë gjithashtu pyetje rreth teknologjive të reja ushtarake që Koreja e Veriut mund të marrë nga Rusia në këmbim të vendosjes dhe nëse kjo mund t’i shtyjë vendet e tjera të dërgojnë forcat e tyre për të luftuar në luftë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania