Kolorado dhe Arkansasi iu bashkuan të enjten një numri në rritje shtetesh amerikane që po kërkojnë vendosjen e detyruar të maskave në vende publike si masë për të luftuar rritjen e infeksioneve me coronavirus.
Me njoftimet nga guvernatori demokrat i Kolorados Jared Polis dhe guvernatori republikan i Arkansasit Asa Hutchinson, 26 nga 50 shtete, janë renditur tashmë në krahun e ekspertëve të shëndetit publik të cilët kërkojnë që vendosja e një maske të jenë e detyrueshme, më shumë sesa një çështje zgjedhjeje personale. Por ndryshe nga kjo qasje, të mërkurën vonë në mbrëmje guvernatori republikan i Xhorxhas Brian Kemp lëshoi një urdhër ekzekutiv duke pezulluar rregulloret lokale për vendosjen e maskave ndërsa tha se banorët “inkurajoheshin fuqishëm” që t’i mbanin ato. Ai tha se vendosja e një urdhri detyrues për maskat ishte shumë kufizues.
Pasi kryebashkiakja e kryeqytetit të Xhorxhas (Atlanta) Keisha Lance Bottoms, tha se kishte në plan ta kundërshtonte urdhrin e zotit Kemp dhe të zbatonte një rregullore të detyrueshme për maskat që ajo lëshoi në 8 korrik, zoti Kemp njoftoi të enjten se kishte ngritur padi kundër vendimit të saj. “Kjo padi është në emër të biznesmenëve të Atlantës dhe punonjësve të tyre të zellshëm që po përpiqen të mbijetojnë gjatë këtyre kohërave të vështira”, tha zoti Kemp në një deklaratë. Më herët, kryetari i Bashkisë së Savannah-s, një qytetet në Xhorxha, Van Johnson, i cili lëshoi një urdhër detyrues për maskat në qytetin e tij më 1 korrik, shkruante në Twitter se urdhri i zotit Kemp tregon se ai “nuk shqetësohet fare për ne”.
Rastet e reja me coronavirusit janë rritur në jug dhe perëndim të vendit pasi zyrtarët lokalë filluan të lehtësojnë masat kufizuese ekonomike dhe sociale që synin ngadalësimin e përhapjes së virusit. Të enjten, Florida, Teksasi dhe Karolina e Jugut raportuan një numër rekord vdekjesh si pasojë e COVID-19 brenda një ditë të vetme, përkatësisht 156, 129 dhe 72. Të paktën tre shtete të tjera kanë shënuar shifrën më të lartë me infeksione të reja gjatë 24 orëve të kaluara, Nevada me 1,447, Mississippi 1.230 dhe Oregoni me 429.
Tridhjetë shtete kanë regjistruar rritje rekord rastesh ditore të konfirmuara këtë muaj, shumë prej tyre më shumë se një herë. 14 shtete kanë raportuar një numër më të madh vdekjesh brenda një dite të vetme në muajin korrik sesa kishin raportuar më parë. Që prej fillimit të pandemisë SHBA ka regjistruar mbi 3.5 milionë persona të infektuar nga coronavirusi dhe 138 mijë të vdekur./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora
"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë