LAJMI I FUNDIT:

SHATK i reagon OVL e UÇK-së: Kërcënimet për ndalimin e shfaqjes “Bordel Balkan”, të ulëta dhe primitive

SHATK i reagon OVL e UÇK-së: Kërcënimet për ndalimin e shfaqjes “Bordel Balkan”, të ulëta dhe primitive

Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës ka reaguar ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kanë paralajmëruar se do ta pengojnë shfaqjen “Bordel Balkan” të dramaturgut Jeton Neziraj.

Veteranët sonte në Teatër do ta pengojnë shfaqjen “Bordel Balkan”
Lexo po ashtu Veteranët sonte në Teatër do ta pengojnë shfaqjen “Bordel Balkan”

Në reagimin e SHATK-së, thuhet se veprimet e tilla dhe kërcënimet e hapura përmes kumtesave apo presionit të drejtpërdrejtë ndaj dramatugut Jeton Neziraj dhe artistëve e krijuesve të tjerë të kësaj shfaqjeje, janë kërcënime të ulëta e primitive jo vetëm ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së fjalës dhe lirisë krijuese, por edhe ndaj jetës dhe integritetit njerëzor të artistëve.

Reagimi i plotë i SHATK-së:

Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) reagon ashpër ndaj kërcënimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila dje, përmes një kumtese për mediat, ka ftuar publikun që të mos marrë pjesë në premierën e shfaqjes teatrore “Bordel Ballkan” (pjesë përbërëse e repertorit të rregullt të Teatrit Kombëtar të Kosovës), ndërkohë që, në emër të “mbrojtjes së Luftës së UÇK-së e të vlerave tona kombëtare nga denigrimi e bastardimi”, ka kërcënuar që ajo do ta pengojë këtë shfaqje.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës vlerëson se veprimet e këtilla të hapura, përmes kumtesave apo presionit të drejtpërdrejtë ndaj dramatugut Jeton Neziraj dhe artistëve e krijuesve të tjerë të kësaj shfaqjeje, janë kërcënime të ulëta e primitive jo vetëm ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së fjalës dhe lirisë krijuese, por edhe ndaj jetës dhe integritetit njerëzor të artistëve. Në një vend demokratik, të lirë, sovran e të pavarur, kërcënimet e këtilla rrezikojnë seriozisht vlerat themelore demokratike dhe lirinë e krijimtarisë artistike.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës konsideron se misioni i artit dhe i artistëve të teatrit është që, përmes dramave, shfaqjeve teatrore, performancave dhe formave tjera artistike të mbajnë qëndrim kritik ndaj historisë, ndaj realitetit politik dhe përgjithësisht ndaj zhvillimeve të ndryshme shoqërore e politike në Kosovë e më gjerë. Me artin dhe krijimtarinë e tij artistike, dramaturgu dhe skenaristi Jeton Neziraj është një nga zërat e paktë kritikë, si dhe, falë vlerave të kësaj krijimtarie, edhe një nga krijuesit tanë më të mirë brenda dhe jashtë vendit. Me qëndrimin, deklaratat, parimet dhe veprimet e tyre, veteranët e Luftës së UÇK-së, të cilët kanë luftuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, duhet të jenë mbrojtës e garantues, e jo kërcënues të lirisë së shprehjes e të krijimtarisë artistike.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës fton publikun e kryeqytetit dhe më gjerë që të injorojë me përbuzje kërcënimet e thirrjet primitive linçuese ndaj artistëve dhe artit të tyre dhe që, në mbështetje të lirisë së shprehjes e të lirisë krijuese, ashtu sikundër edhe në shfaqjet e tjera, të marrë pjesë edhe në premierën dhe në reprizat e kësaj shfaqjeje. Jo militantët partiakë e politikë, as komisarët e komandantët e kësaj apo asaj lufte, por publiku, artistët, krijuesit e teatrit dhe kritika profesioniste teatrore janë ata që do t’i përcaktojnë vlerat, rëndësinë dhe hierarkinë artistike të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës apo në teatrot e tjera.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës fton organet e rendit e të drejtësisë, si dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, që të garantojnë lirinë e shprehjes e të krijimtarisë artistike, si dhe që, përmes mekanizmave ligjorë e institucionalë, t’u kundërvihen të gjitha përpjekjeve dhe veprimeve kërcënuese e shantazhuese, të cilat e cenojnë dhe rrezikojnë seriozisht rendin, lirinë, barazinë, paqen, qetësinë dhe demokracinë e brishtë në vendin tonë. Fjala e lirë, liria e shprehjes dhe e krijimtarisë artistike janë vlera të patejkalueshme themeltare e universale, mbi të cilat duhet të projektohet e sotmja dhe e nesërmja e vendit tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori