LAJMI I FUNDIT:

Shatë vite më parë e kishin rrëmbyer pjesëtarët e Boko Haramit, kurse tani ka arritur të arratiset – vajza nga Nigeria i është lajmëruar familjarëve

Shatë vite më parë e kishin rrëmbyer pjesëtarët e Boko Haramit, kurse tani ka arritur të arratiset – vajza nga Nigeria i është lajmëruar familjarëve

Disa nxënës në Çibok të Nigerisë të cilët janë rrëmbyer nga terroristët e Boko Haram shtatë vite më parë, kanë arritur të arratisen ka bërë të ditur babai i njërit prej tyre për CNN.

Halima Ali Maianga, që është një prej 100 vajzave që akoma konsiderohen të zhdukura, i kishte telefonuar të atit, të cilit i tha se ajo dhe mikeshat e saj kanë arritur të arratisen nga terroristët e Boko Haramit, transmeton Telegrafi.


“Më pyeti: ‘Baba, a je ti?’ dhe menjëherë filloi të qajë. Aq shumë ka qarë sa që nuk e dëgjoja mirë dhe aty fillova edhe unë të qajë. Mendoja se kurrë më nuk do t’ia dëgjojë zërin”, ka shpjeguar Ali Maianga.

“E tërë familja është shumë e lumtur. Na është mbushur shtëpia me njerëz me të cilët po e ndajmë gëzimin”, ka shtuar ai.

Ali Maianga ka theksuar se nuk kishte pasur mundësi të kuptojë detaje gjatë bisedës me bijën e tij që ishte shumë e emocionuar, e telefona nuk ka zgjatur shumë.

Më e rëndësishme është që e ka kuptuar që ajo dhe mikeshat e saj ishin arratisur në një rajon të sigurte, dhe se për ato po kujdeset ushtria nigeriane.

Deri më tani nuk dihet se sa vajza saktë kanë arritur të arratisen. Terroristët e Boko Haramit në vitin 2014 ishin futur në një shkollë në Çibuk dhe kishin rrëmbyer 276 nxënëse.

Dhjetëra nxënës kishin arritur të arratisen pas rrëmbimit. E në maj të vitit 2016 është gjetur edhe një vajzë që kishte humbur në një pyll duke kërkuar ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori