LAJMI I FUNDIT:

“Share”: Udhëkryqi jetësor i yllit të Instagramit

“Share”: Udhëkryqi jetësor i yllit të Instagramit

Timi është 18-vjeçari aziatiko-amerikan, me më shumë se katër milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. Ai pothuajse jeton në internet: celulari është gjëja e parë që kap në mëngjes, e me të madje edhe lahet, transmeton Telegrafi.

Ndonëse Timi zakonisht shpërndan memo qesharake, shpeshherë bën postime edhe për shëndetin mendor. Duke analizuar arsyet e tij për këto postime, zbulojmë se e ka krijuar një person tjetër në internet – ndryshe nga jeta reale. Por, a do të jetë në gjendje t’i pajtojë ai këto dy personalitete?

Dokumentari i krijuar nga ditorja Guardian trajton çështjet e identitetit, të familjes dhe të komunikimit të tinejxherëve të Gjeneratës Z (të lindur në mes të viteve 1990 e deri mes viteve 2000 – v.j.), që gjenden në një udhëkryq të rëndësishëm të jetës. /Telegrafi/