LAJMI I FUNDIT:

Sharçeviq dhe Shahini pajtohen për përkthimin e librave në shqip për Luginën e Preshevës

Sharçeviq dhe Shahini pajtohen për përkthimin e librave në shqip për Luginën e Preshevës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik i Serbisë, Mlladen Sharçeviq, dhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit e Shqipërisë, Besa Shahini, u pajtuan për përkthimin e librave për komunitetin shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Përkthimin do ta bëjnë ekspertë nga Tirana dha nga Fakulteti Filologjik në Beograd”, tha Sharçeviq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.


Ai tha se është rënë dakord për formimin e ekipeve punuese në Serbi dhe Shqipëri, me qëllim që të përkthehen sa më shumë tekste shkollore për klasën e parë dhe të dytë, si dhe të pestë dhe të gjashtë të shkollës fillore.

Dy ministrat u takuan në Bujanoc, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit arsimor midis dy vendeve, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Serbisë.

Sharçeviq tha se kur bëhet fjalë për shkencat natyrore, Shqipëria dhe Serbia punojnë me planprogram të ngjashëm.

“Duam që rinia jonë të ketë njohuri të mira themelore, por edhe për shkencën dhe kompetencat digjitale, si në gjuhën amtare, ashtu edhe në gjuhë të tjera”, tha në anën tjetër Shahini.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori