Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City në fund të këtij edicioni.

Klubi bardh e kuq ka rënë nga elita e futbollit anglez në Championship.


Kjo ka bërë që për Shaqirin të aktivizohet klauzola e largimit prej 14,5 milionë eurove.

Tifozët e klubit të famshëm anglez West Ham United, tani po kërkojnë transferimin e Shaqirit në Londër.

Faqja më e madhe e tifozëve të West Hamit në Twitter, ‘West Ham Central’, po poston vazhdimisht foto dhe statuse ku kërkojnë nga drejtuesit e klubit transferimin e Shaqirit.

shaqa Xherdan Shaqiri. (Photo/Getty Images)

Përveç Shaqirit, tifozët e klubit londinez po e duan edhe portierin e Anglisë, Jack Butland.

Madje disa nga tifozët e West Ham kanë krijuar tani disa formacione ku e kanë përfshirë Shaqirin për edicionin e ardhshëm dhe besojnë se me të West Ham është i fortë për ta siguruar Ligën e Kampionëve.

Gjilanasi këtë edicion ka arritur të shënoj tetë gola këtë edicion dhe të bëjë gjashtë asistime.

/Telegrafi/

West Ham fabns1

West Ham fans

telegrafi sport app