Shaqiri për dhunën në mes nxënësve: Nuk ka përgjegjësi vetëm ministria, duhet të angazhohen edhe prindërit
“Dhuna e bashkëmoshatarëve nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por të gjitha institucionet duhet të përfshihen në parandalimin e kësaj dukurie”, deklaroi ministri Jeton Shaqiri dhe apeloi që të gjitha institucionet të përkushtohen ndaj këtij problemi sipas kompetencave të tyre dhe ndaj prindërve të bashkëpunojnë që të ketë sa më pak raste të bullizmit.
“Pasi e hapëm emailin, shumë raste të problemeve të tilla janë zgjidhur me një komunikim të mirë mes prindërve, drejtorëve, përfaqësuesve të institucioneve. Në situata të caktuara nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pa marrë parasysh se kur ndodh, këtu të gjitha institucionet duhet të përfshihemi në këtë problematikë”, deklaroi Shaqiri.
Ai porositi Byronë e Arsimit dhe Shkencës që të vazhdojë me trajnimin e mësimdhënësve për atë temë, komunat, siç tha, të jenë më të kujdesshme në menaxhimin e shkollave, ndërsa shërbimet profesionale në shkolla të punojnë më me kujdes dhe më përkushtim në këtë problematikë.
“Por u bëj thirrje edhe prindërve për bashkëpunim të mirë që të kemi sa më pak raste të tilla. Sepse të gjithë janë në kontakt me nxënësit, duke filluar nga shkollat, por edhe prindërit. Gjithmonë raportoni çfarë duhet të raportohet në shkollë, por edhe në institucionet tjera”, shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministria vitin e kaluar hapi një adresë elektronike zyrtare për raportimin e dhunës nga bashkëmoshatarët: prijavinasilstvo@mon.gov.mk и paraqitdhune@mon.gov.mk në gjuhën shqipe.
Siç njoftoi atëherë MASH, me hapjen e adresës elektronike, vendoset një mënyrë e shpejtë, e besueshme dhe e sigurt, përmes së cilës nxënësit, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë incidentet.
Më pas MASH theksoi se kjo mënyrë komunikimi është “pjesë e sistemit të identifikimit dhe ndalimit të sjelljeve të padëshiruara” dhe se “çdo raport do të hetohet dhe do të merren masat e duhura”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur