LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Në dhjetë ditët e ardhshme do të konfirmohet data e fillimit të vitit shkollor në RMV

Shaqiri: Në dhjetë ditët e ardhshme do të konfirmohet data e fillimit të vitit shkollor në RMV

Për rreth dhjetë ditë pritet që të kemi një opinion përfundimtar për datën se kur do të fillojë viti i ri shkollor në shtator, pra cili nga tre propozimet që ka Ministria e Arsimit është i pranueshëm, njoftoi sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës janë që viti i ri shkollor 2023-2024 të fillojë më 11 shtator dhe të përfundojë në fund të qershorit. Propozimi i dytë është që të mbahet data e zakonshme e fillimit të 1 shtatorit dhe të ketë një pushim të shkurtër pranveror gjatë vitit shkollor. Propozimi i tretë është që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe të përfundojë si më parë më 10 qershor.

Sipas Shaqirit, tri propozimet për fillimin e vitit shkollor do të sqarohen javën e ardhshme para Komisionit për Burime Njerëzore, ku do të diskutohen temat e arsimit.


“Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për të tre propozimet, mblodhëm të gjitha opinionet, duke filluar nga nxënësit, prindërit, mësuesit dhe sindikatat. Javën e ardhshme, në Komisionin e Burimeve Njerëzore, ku diskutohen temat e arsimit, unë si ministër do të paraqes të tre propozimet.

Në të njëjtin komision do të përfshihet edhe Unioni i Gjimnazistëve, si dhe sindikatat për të dhënë opinionin e tyre për pjesën e fillimit të vitit shkollor dhe mendoj se për 10 ditë do të kemi një opinion përfundimtar për cili nga propozimet do të pranohet”, thotë Shaqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori