LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Deri në fund të shtatorit do të sigurohen të gjitha tekstet shkollore

Shaqiri: Deri në fund të shtatorit do të sigurohen të gjitha tekstet shkollore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri siguron se deri në fund të shtatorit do të dorëzohen tekstet për të gjitha klasat e arsimit fillor, përkatësisht për klasat e treta dhe të gjashta, ku shpërndarja e teksteve është me vonesë për shkak të planprogramit të ri.

Ai pret që pas një mbledhjeje tjetër të Komisionit Kombëtar të Teksteve, që do të mbahet nesër, të miratohen tekstet e fundit për klasën e gjashtë dhe, siç tha, të fillojë përpunimi tekniko-grafik, përkthimi dhe dërgimi i tyre në shkolla.


“Të gjitha tekstet, sipas të dhënave që kemi marrë nga Shërbimi Pedagogjik, janë dorëzuar. Për klasën e tretë, siç ishte premtuar, dërgesa përfundon këto ditë. Komisioni Kombëtar i Teksteve ka njoftuar se për klasat e gjashta kanë mbajtur mbledhje të enjten dhe nesër do të ketë një mbledhje dhe kam informacion pozitiv se do të miratohen tekstet e fundit. Dorëzimi i gjithçkaje për këtë vit do të përfundojë deri në fund të shtatorit”, tha Shaqiri në Ohër, pas hapjes së konferencës shkencore ndërkombëtare në të cilën po mbahet punëtoria trajnuese për renë e shkencës së hapur evropiane (EOSC).

Ministria ju është përgjigjur pyetjeve të gazetarit se vonesa është për faktin se për herë të parë pas një periudhe të gjatë ka programe arsimore të reja sipas të cilave bëhet një tekst shkollor.

Byroja për Zhvillimin e Arsimit, siç tha ai, për programet për klasën e tretë ka vepruar më shpejt se për klasën e gjashtë, për të cilën dorëzimi i programeve është vonuar.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse e dimë që kemi miratuar tekste për klasën e parë, si dhe për klasën e dytë, të katërt dhe të pestë dhe më së shumti janë dorëzuar më 1 shtator, ashtu si për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Sivjet situata u krijua sepse kishim procedura të miratimit dhe procedurave të shtypjes”, shtoi Shaqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori