LAJMI I FUNDIT:

Shaqir Totaj kërcënohet përmes telefonit nga Zafir Berisha për tre ditë radhazi, e paraqet rastin në polici

Shaqir Totaj kërcënohet përmes telefonit nga Zafir Berisha për tre ditë radhazi, e paraqet rastin në polici

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj së fundmi është kërcënuar përmes telefonit nga kryetari i Nismës në këtë komunë, Zafir Berisha.

Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se rasti është paraqitur dje në polici dhe se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar Zafir Berisha dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën  25.06.2022,viktima  ka raportuar rastin ne polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga i dyshuari Z.B për tre ditë. Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti kanosje”, tha Gashi.

Ai shtoi se rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale ne Prizren.

Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, por i njëjti as nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë.

Përmes një përgjigje me shkrim Totaj ka thënë se ndodhet jashtë vendit.

“Jam jashtë Kosovës zyrtarisht”, ka deklaruar Totaj.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarin e Nismas, Zafir Berisha por i njëjti nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Ndryshe Sinjali ka raportuar se Berisha dyshohet t’i ketë thënë Totajt se do ta ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, për shkak të drejtorëve të zgjedhur në shkollat atje dhe “të dashurave” të tyre.

Ai madje raportohet se ka “paralajmëruar” të parin e Prizrenit se nuk do ta lë më kaq, me pretendimet se Totaj e ka shfrytëzuar atë gjatë fushatës zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori