Shaq bëhet dr. O’Neal (Video)

Katërherë kampioni i NBA për shkak të basketbollit e kishte braktisur Universitetin Shtetëror në Louisiana, mirëpo tani ai i është kthyer shkollës dhe ka doktoruar.
“Në radhë të parë, u kisha premtuar prindërve të mi se do ta ndjek pasionin tim për të mësuar. E dyta, dëshiroja ta vazhdoj edukimin tim dhe e treta, dëshiroja të kem një sfidë”, ka thënë O’Neal për ABC News.
Ai doktoroi me temën “Vlera e humorit në lidership”, duke qenë se e konsideron veten si një lider natyror me sens humori.
“Tash vetëm fëmijët mund të më thërrasin Shaq. Të gjithë të tjerët duhet të më thirrin dr. O'Neal”, ka bërë shaka basketbollisti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/05/2012
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































