LAJMI I FUNDIT:

Shapuriq: Komunat do të nxiten për zbatimin e projektit për menaxhim me mbeturinat

Shapuriq: Komunat do të nxiten për zbatimin e projektit për menaxhim me mbeturinat

Përgatitjet teknike dhe institucionale të rajonit të Pellagonisë, atij Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit, janë të domosdoshme për vendosjen e një sistemi të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal. Kjo është realizuar në kuadër të projektit 24-mujor për menaxhim me mbeturinat në katër rajonet, financuar nga Bashkimi Evropian me 3,58 milionë euro.

“Janë përpunuar dizajnet për zbatim dhe dokumentet e tjera planore, që janë paraparë për ndërtimin e një deponie rajonale me transfer-stacione adekuate për secilin prej këtyre rajoneve në veçanti”, tha Ana Karanfillova Maznevska, udhëheqëse e Sektorit për mbeturina pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministri pa resor i angazhuar për Përmirësimin e Klimës Investuese, Zoran Shapuriq, tha se ky menaxhim i qëndrueshëm me mbeturinat do të zhvillohej në pesë deri në shtatë qendra rajonale, në të cilat do të deponohej vetëm ajo që paraprakisht mund të përpunohet.

“Qeveria do të bëjë gjithçka për t’i nxitur komunat së bashku me BE-në ta mbështesin dhe implementojnë këtë qasje rajonale. Komunat teknikisht janë të përgatitura, por duhet të mënjanohen disa moskuptime, si dhe mënyra për financim”, deklaroi Shapuriq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori