LAJMI I FUNDIT:

Shala: Do të vazhdojmë partneritetin me NATO-n

Shala: Do të vazhdojmë partneritetin me NATO-n
Foto: Arkiv

Kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, ka komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, i cili ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja serioze nëse e formon ushtrinë.

Ai deklaroi se deri këtu kanë ecur bashkë me partnerin kryesor siç e ka quajtur ai NATO-në dhe se kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Shala ka bërë të ditur se si Komisioni ka përfunduar të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në dhe se ato më 14 dhjetor do të jetë në Kuvend.


Stoltenberg paralajmëron Prishtinën: Do të përballeni me pasoja serioze nëse vazhdoni me transformimin e FSK-së në Ushtri
Lexo po ashtu Stoltenberg paralajmëron Prishtinën: Do të përballeni me pasoja serioze nëse vazhdoni me transformimin e FSK-së në Ushtri
Haradinaj: Ushtria më 14 dhjetor, nuk rrezikohen marrëdhëniet me NATO-n
Lexo po ashtu Haradinaj: Ushtria më 14 dhjetor, nuk rrezikohen marrëdhëniet me NATO-n

“Deklarata e sekretarit të përgjithshëm është deklaratë e tij, një institucioni mjaft të rëndësishëm për neve, për FSK-në. Por, sido që të jetë atë të cilën e ka kërkuar që të mos ketë ndryshime kushtetuese, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, do të ketë ndryshime ligjore. Kjo çështje do të ecë me 14 dhjetor. Tash mbetet çështje e kryeministrit. Kryeministri pati një deklaratë në Parlamentin e Kosovës, që më 14 dhjetor do të kemi ligjet e FSK-së në seancë dëgjimore, në dëgjimin e dytë. Besoj që nuk ka ndryshime dhe nuk ka lëkundje të askujt ndaj këtij qëndrimi, sepse deri këtu kemi ecur bashkë me partnerin tonë kryesor, siç është NATO dhe bashkë me të do të vazhdojmë edhe më tutje”, tha ai.

Ndryshe, një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendimi për formimin e ushtrisë së Kosovës është në kohë të gabuar dhe do të ketë pasoja serioze.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori