LAJMI I FUNDIT:

Shala: Shumica e lojërave të konfiskuara nuk i plotësojnë standardet

Shala: Shumica e lojërave të konfiskuara nuk i plotësojnë standardet

Besa Baftiu nga PSD në pyetjen drejtuar ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në Kuvendin e Kosovës, Endrit Shala, lidhur me rrezikun shëndetësor të lojërave, ky i fundit ka thënë se shumica e lojërave të konfiskuara nuk i plotësojnë standardet.

Shala ka shtuar se MTI ka bërë konfiskimin e lojërave që rrezikojnë shëndetin.


“Inspektorati i Tregut gjatë muajit prill dhe maj ka marr 15 mostra dhe janë dërguar në Holandë për analiza, ku prej tyre 10 nuk i plotësojnë standardet, 8 nuk e plotësojnë kriterin teknik dhe dy mostra kanë dalë me përbërje kimike të dëmshme”, ka thënë Shala.

“Sa kanë arritur këto mostra menjëherë janë konfiskuar”, ka shtuar ai.

Ndërsa, në pyetjen e drejtuar nga deputeti Dardan Sejdiu nga PSD lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit se deri ku kanë arritur procedurat lidhur me deklarimin e origjinës së produktit.

Ministri Shala është përgjigjur se kanë filluar me hartimin e akteve nënligjore dhe të udhëzimit administrativ.

Sipas tij kjo hynë në fuqi me 29 dhjetor të vitit 2018.

“Ne kemi filluar me hartimin e akteve nën ligjore. Me ardhjen time në krye të MTI-së kam kërkuar udhëzim administrativ ku rregullohet forma madhësia dhe mënyra e vendosjes së flamurit të origjinës së produktit”, tha ai. /Telegrafi/